Brickos

Në Mitrovicë Funksionalizohen E-Kioskat

Qytetarët e Mitrovicës, përveç certifikatave të gjendjes civile do të kenë edhe mundësinë e parashtrimit të kërkesave dhe ankesave për drejtoritë  e ndryshme dhe nxjerrjen e gjendjes së tatimit në pronë–si shërbim që implementohet për herë të  parë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri tha: po e realizojmë edhe një projekt të premtuar më parë me të cilin po i përmbushim të gjitha kriteret për të krijuar një administratë moderne, duke filluar prej aplikimeve online, dhe regjistrit online të procedurave administrative. Ky është një investim shumë i rëndësishëm i komunës, që shkon drejtpërdrejtë në dobi të qytetarëve.

“Qytetarët e Komunës së Mitrovicës nuk do të presin më  në radhë për t’u shërbyer me  dokumentacionin e theksuar më sipër e as nuk do të jenë nën presionin e kohës” shtoi Bahtiri.

Një kioskë do të vendoset para ndërtesës së komunës, një në shëtitoren kryesore të qytetit përballë shtatores të Heroit Mehë Uka dhe e treta në stacionin kryesor të autobusëve.

Kioskat duhet jenë të pajisura me kamera digjitale dhe të kenë të instaluar sistemin e sigurisë maksimale për mbajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …