Përfunduan takimet për hartimin e projekt-buxhetit të Ferizajt 2023-2025

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku për një javë rresht kanë takuar banorët e zonave urbane dhe rurale për të parë nga afër problemet më të cilat ballafaqohen. Ata nga banorët janë njoftuar për çdo brenge dhe shqetësim që i preu kuponë si dhe kanë kërkuar që kërkesat e tyre të trajtohen me prioritet nga Komuna e Ferizajt. Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, sonte në takimin e parë  takuar me banorët e fshtrave Surqinë, Mirash, Cërrnillë, Prelez i Muhaxhëreve, Tërrn dhe Bablak, ndërsa në takimin e dytë kanë takuar banorët e fshatrave Muhovc, Prelez i Jerlive, Saraishtë dhe Talinovc i Jerlive. Edhe këta banorë, kanë kërkuar që Komuna e Ferizajt në vitet në vazhdim prioritet ti ketë rregullimin e ujit, kanalizimin, ndriçimin publik, por edhe disa rrugë të cilat janë të pa rregulluara. Komuna e Ferizajt, për vitin e ardhshëm ka një buxhet prej 38,103,752.00, ku vetëm për investime kapitale ka 12,105,924.37 euro.

May be an image of 11 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …