Përkujtohen Dëshmorët Arben Haliti dhe Xhemshir Islami

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i shoqëruar nga Komandanti i Brigadës 112 “Arben Haliti”, Jetullah Geci, nderuan me respekt e krenari sakrificën e dëshmorit të parë të kësaj brigade, Arben Haliti, emrin e të cilit e mbante me nder Brigada 112 e Zonës Operative të Drenicës.

Në postimin e kryetarit Lushtaku në Facebook, thuhet se Arbeni ishte ndër luftëtarët e parë që iu përgjigj thirrjes së atdheut në ditët më të vështira për vendin, duke u bërë simbol i guximit dhe vendosmërisë për lirinë e Kosovës. Luftoi me trimëri në luftime të drejtpërdrejta deri në rënien e tij më 21 maj 1998, duke dhënë jetën për idealin më të shenjtë – lirinë e Kosovës. Emri dhe vepra e Arben Halitit mbeten përjetësisht frymëzim për brezat që vijnë.

Me respekt të veçantë kryetari Lushtaku ka kujtuar edhe dëshmorin Xhemshir Islami nga Mikushnica, i cili ra po në këtë ditë, gjatë luftimeve heroike në Koshare, duke dhënë jetën për çlirimin e Kosovës.

Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli mbi të cilin qëndron liria jonë sot.

Lavdi e përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Shërbime më të lehta dhe më efikase për qytetarët ​

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së “EC …