Në 19 vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Zatriq

Në 19 vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Zatriq

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati u mbajt tubim përkujtimor. Të pranishëm në tubim ishin kryetari i Komunë së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve, banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth. Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin e mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit, ka thënë se më 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi. “Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq , tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës , për hir të lotëve të nënave”, ka përfunduar fjalimin e tij kryetari Vehapi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …