Përkujtohet firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali në 100-vjetorin e vdekjes

Përkujtohet firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali në 100-vjetorin e vdekjes

Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Ismail Qemal bej Vlora Qemali ka qënë veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Homazhe për të janë zhvilluar tek shtatorja e tij në Tiranë. Nderime të shumta kanë ardhur edhe nga politikanë nga Kosova. Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, kryetari i Shqipërisë.   Ilir Meta ka vendosur lule tek shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë. Për mediat e pranishme, ai u shpreh se: Ismail Qemali së bashku me shumë patriotë të tjerë realizuan pavarësinë e Shqipërisë. Është momenti që të përulemi para veprës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …