Lëvizja Vetëvendosje: Ismail Qemali e plotëson dhe e përmbush mozaikun e idealeve të Rilindjes Kombëtare

Lëvizja Vetëvendosje: Ismail Qemali e plotëson dhe e përmbush mozaikun e idealeve të Rilindjes Kombëtare

Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në Prishtinë. “Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemal Vlorës, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti homazhe në nder të tij para shtatores së vendosur në Prishtinë. Ismail Qemal Vlora është guri i themelit i cili e plotëson dhe e përmbush mozaikun e idealeve të Rilindjes Kombëtare. Emri i tij identifikohet me shpalljen e shtetësisë shqiptare në botë. Shqipëria akoma nuk ia ka dalë të bëhet si Shqipëria e shpallur e pavarur nga Ismail Qemali.Kryetari Albin Kurti pas homazheve foli për rëndësinë e kësaj figure dhe të ngjarjeve të kohës: “Dje është shënuar 120 vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandje vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale” thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …