PËRMBYLLET ME SUKSES KAMPINGU VEROR “BLETA”

Në oborrin e ish-shkollës së fshatit Llanishtë të komunës së Shtimes, dje është organizuar Kampingu “Bleta”. Edhe ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Shkollës Verore “Bleta 2016”, ku 105 nxënës të shtatë shkollave të mesme të ulëta të komunës së Shtimes janë duke vijuar mësimet për disa ditë me radhë. Për të parë nga afër zhvillimin e aktiviteteve, ishte edhe drejtori i Arsimit, z. Hajrullah Ademaj së bashku me udhëheqësin e Sektorit të Arsimit, z. Lulzim Sahiti dhe zyrtarin për Çështje Juridike, z. Besnik Shala. Me këtë rast, drejtori i Arsimit, Ademaj u fasionua me aktivitetet e ndryshme rekreative dhe sportive të organizuara nga nxënësit e shkollës verore, të cilët garuan në ambient të hapur natyror.

Në ora 12:00 është organizuar dreka për vijuesit e këtij kampingu dhe pas drekës kanë garuar nxënësit me lojëra të ndryshme rekreative – sportive të ndarë në grupe: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Art Figurativ, Matematikë dhe Teknologji Informative, ku në finale shkuan Grupi i Gjuhës Shqipe dhe Grupi i Matematikës. Me këtë rast, Grupi i Matematikës arriti ta fiton garën kundrejt Grupit të Gjuhës Shqipe. Për fund, koordinatorja e këtij projekti, znj. Roberta Bajrami falënderoi Drejtorinë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit dhe nxënësit që përmbyllën këtë kamping me sukses, njëherit nuk harroi pa përmendur edhe cilësinë e shërbimeve nga operatori “Gryka”, të cilët gjatë gjithë kohës kanë sjellë pije e ushqim cilësor dhe mjete të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të Shkollës Verore “Bleta 2016”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …