leoni

U mbajt takimi i koordinimit lokal për siguri në Suharekë

“Gjatë javës kanë ndodhur 5 aksidente në trafik, 3 raste të vjedhjeve, 2 raste vetëvrasje në tentativ ( njëri në  Gjinoc dhe tjetri në Mushtisht), 1 gjuajtje me armë zjarri në fshatin Savrovë, ku është konfiskuar një kallashnikov si dhe 2 bastisje,” ka thënë në takimin e rregullt të sigurisë, shefi i  operativës në stacionin policor në Suharekë, toger  Haxhi Kabashi derisa ka raportuar për situatën e sigurisë në Komunën e Suharekës, gjatë javës që lamë pas. Ndërsa, Rexhep Kuçi, nënkryetar ka fol për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur në Komunë. Ai ka thënë se kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali  Asllanaj, ka mbajt takim me përfaqësues të grupeve parlamentare ku kanë biseduar për shpërndarjen e buxhetit si dhe për formimin e Listës së Projekteve kapitale, pastaj për takimin që u mbajt në MAPL, ku morën pjesë drejtori i bujqësisë dhe nënkryetari dhe kanë biseduar për çështjen e sëmundjes aktuale të lopëve. Në këtë takim u tha që Komuna e Suharekës nuk e ka asnjë rast të paraqitur me këtë sëmundje ndërsa në tërë vendin janë 60 raste.  Është bërë të ditur edhe për Punëtorinë me bletarë të organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, ku janë dhënë këshilla për rreth 40 bletarë se si të ruhen bletët sidomos gjatë stinës së dimrit. Si dhe ka njoftuar për projektin e rregullimit të ujërave atmosferike në Rrugën “Xhavit Sylaj” që së shpejti do të nis të realizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …