Përparim Halili: Tropoja e 200 djemve të vrarë në 16 vite, politika “berishiane” dhe përçarja që zhduku fisin, “Haklaj”

Përparim Halili: Tropoja e 200 djemve të vrarë në 16 vite, politika “berishiane” dhe përçarja që zhduku fisin, “Haklaj”

Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, me bazë politikën e “dy gishtave” të pas vitit 1992, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë në 70 vitet e fundit. Sot, 77 vjeçari Sali Berisha, i rënë nga pushteti, i dalë nga politika dhe i hedhur nga shqiptarët si një copë “pampers i qelbur” pleqsh ulokë, ka jo vetëm në memorie, por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin e gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon e Sali Berishës për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë. Vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkas urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.

Familja “Haklaj” objektiv i hakmarrjes, mbeten gjallë vetëm 2 burra

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997, bënë që djemtë e kësaj familjeje, të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje të Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar egoizëm në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu “bajraktarit” të ri të Shqipërisë, ish-kreut të PD dhe presidentit Sali Berisha, po prej Tropoje.

Për të rrëzuar këtë bajrak sundues në Tropojë, Sali Berisha hartoi dhe nisi zbatimin e skemës së përçarjes mes fiseve, duke vënë në objektiv fisin “Haklaj”, për të cilin thuhet se në 100 vitet e fundit, ka qenë fis më i dëgjuar e më dominues në kuvendet e burrave të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Kjo e “çmendte” Sali Berishën, i cili nga shërbëtor i përulur i ish “bajraktarit” Enver Hoxha e vartësve të tij, befas u bë “bajraktar” i Shqipërisë, duke zëvendësuar e imituar Enver Hoxhën.

Ka mjaftuar “helmi” i hedhur prej Berishës, mes fiseve në Tropojë, duke akuzuar fisin “Haklaj”, për të nisur përçarja. Për këtë arsye, ata kanë nisur një luftë gjakatare me njëri- tjetrin, duke përdorur si shkas politikën tinzare “berishiane”, luftë e cila ka shkaktuar qindra viktima në Tropojë.

Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vitet fundit, pas vitit 1997 është 200 persona.

 Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998.

Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, “Haklajt” akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Në datën 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. Pas kësaj vrasjeje, nis vrasja e pa ndalur e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar, plakun Muharrem Haklaj.

Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij, Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, mbasi u arratisën jashtë Shqipërisë, ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja “berishiane”, u krijoi dhe u la në Tropojë.

Nisja e vrasjeve, shfrytëzuar nga Berisha kundër fisit “Haklaj”.

Vrasjet në seri të ndodhura në Tropoja e kanë zanafillën në gusht të vitit 1993. Më 7 gusht të vitit 1993, në një pelegrinazh në vendin e quajtur “Varri i Shkëlzenit”, në malin me të njëjtin emër, Hamdi Haklaj ka vrarë vëllezërit Guxim e Besim Demaj nga Shipshani i këtij rrethi. Vrasja kishte ndodhur pas një grindjeje të Shkëlqim Haklajt i vrarë më vonë dhe mes viktimës Besim Dema. Dy viktimat, Guxim Dema e Besim Dema, motra e tyre dhe 3 djemtë e xhaxhallarëve kanë qenë duke ngrëne drekë, pas përfundimit të pelegrinazhit kur ka ndodhur grindja. Sipas dëshmitarëve, Shkëlqim Haklaj ishte afruar tek pjesëtarët e familjes “Dema” dhe i kishte shqetësuar ata. Besim Dema, ka ndërhyrë dhe zëniet me fjalë janë pasuar me përleshje fizike me Shkëlqim Haklajn. Në këtë moment, ka ndërhyrë Hamdi Haklaj duke qëlluar me pistoletë Besim Demaj dhe vëllanë e tij, Guxim Demaj. Të dy gjetën vdekjen. Autori i kësaj vrasjeje, Hamdi Haklaj është larguar nga vendi i ngjarjes, duke qëndruar i fshehur në male. Për kapjen e tij u angazhuan 130 forca speciale dhe 4 helikopterë të policisë shqiptare, të cilët kanë shkëmbyer zjarr me autorin e vrasjes Hamdi Haklaj, por pa arritur ta kapin. Ky ka qenë aksioni i parë dhe i fundit në Shqipëri, për arrestimin e Hamdi Haklajt, i cili bashkë me vëllezërit kishte filluar serialin e vrasjeve në emër të familjes së tij. Pas kësaj vrasjeje ai ka qëndruar për vite të tëra në arrati duke realizuar edhe vrasje të tjera. Në vitin 2004 Hamdi Haklaj akuzohet se ka vrarë Ramë Hoxhën e krahinës së Gashit dhe mbesën e tij 18- vjeçare. Këtë vrasje mes dy fiseve e ka shfrytëzuar Sali Berisha me makinacione e duke përdorur “hafijet” e tij në Tropojë e Tiranë, për të nxitur hakmarrjen kundër fisit “Haklaj” dhe ia doli me sukses.

Ka deklaruar Fatmir Haklaj: Do vras 50 njerëz, për të marrë hakun e vëllait

Fatmir Haklaj, ish- shefi i komisariatit të policisë së Tropojës e kishte paralajmëruar prej kohësh këtë serial vrasjesh në qytetin e tij. Më 9 janar të vitit 1998, ai dha dorëheqjen nga posti i shefit të komisariatit të Tropojës, të cilin e kishte zënë pas rënies së pushtetit, të armikut të tij Sali Berisha. Pak kohë më pas ai ka dhënë një intervistë për një gazetare franceze, ku ka paralajmëruar vrasjet. Fatmir Haklaj, ka dhënë dorëheqje nga strukturat e policisë së shtetit, menjëherë pasi i është vrarë vëllai, Shkëlqim Haklaj. Arsyeja e dorëheqjes është marrja e hakut për vëllanë, në bazë të kanunit. “Më 5 janar 1998, është shprehur ai, më është vrarë vëllai, Shkëlqim Haklaj dhe kunatin, Artur Demiri, në një pritë, në Qafën e Luzhës dhe do të marrë hak për vëllanë e kunatin. Por nuk do të marr hak menjëherë, veç në momentin që do kem mundësi, do të marr hak me të paktën 50 vetë të vrarë menjëherë”.

Hakmarrja dhe betimi i motrës së Haklajve

Motra e Haklajve, ose siç është quajtur tashmë “Shota” Zylfie Haklaj, në vitin 2002, ka vrarë me armë zjarri kallashnikov në një kafe në hotel “Shkëlzeni” në qytetin “Bajram Curri” Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin. Kjo vrasje e cila bëri bujë të madhe në të gjithë Malësinë e Gjakovës, u motivua si hakmarrje e motrës për vëllezërit e vrarë. “Shota” Zylfie Haklaj është betuar për të realizuar vrasje të tjera, në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllezërve të vrarë. Seria e vrasjeve në Tropojë, ende nuk është ndalur, ku si pasojë e përplasjeve në mes të fiseve Hoxha, Demaj e Haklaj, kanë mbetur të vrarë tre djem të Muharrem Haklajt, pikërisht Halili, Fatmiri dhe Shkëlqimi, si dhe nipi i tyre Ylli Haklaj. Nga Hoxhajt, janë vrarë Shaqir Hoxha e Ramë Hoxha. Ndërsa nga fisi “Demaj”, janë vrarë Guxim Dema e Besim Dema.

“Kalendari” i vrasjeve në Tropojë

Data 16 qershor 1997

Vritet në dalje të urës së Milotit, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit, autorët e këtij krimi janë të pazbuluar

Data 5 janar 1998

Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt

Data 5 janar 1998

Vriten në afërsi të fshatit Cërnicë Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e këtij krimi janë të panjohur

Data 9 janar 1998

Vritet brenda qelive të komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s’është dënuar për këtë ngjarje

Data 13 janar 1998

Persona të armatosur grabisin 480 milionë lekë në bankën e Tropojës dhe marrin peng policin e shërbimit, autorët të panjohur

Data 12 shtator 1998

Vritet në Tiranë deputeti i PD-së Azem Hajdari dhe Besim Çera. Vrasësit direkt të tyre kanë qenë Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi

Data 29 tetor 1998

Grabitet serish banka e kursimeve të Bajram Currit, grabitësit që dyshohen të kenë qenë me uniforma policie morën 620 milionë lekë

Data 4 gusht 1999

Vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, plagosen rëndë Fatmir Haklaj e Fatmir Daka

Data 4 gusht 1999

Vriten në qendër të qytetit të Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorët e këtij krimi nuk janë zbuluar ende nga shteti

Data 13 tetor 1999

Vritet koloneli Jonuz Hyka së bashku me dajën e tij Musli Gjoçaj në lagjen Partizani të Bajram Currit. Vrasësit janë të pazbuluar

Data 4 nëntor 1999

Vritet në një pritë në fshatin Bujan, 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, plagoset Jaho Salihi

Data 13 shtator 2000

Sulmohen me armë snajper nga një komando, në fshatin Kërnajë, Haklajt. Autorët tentojnë të vrasin Hamdi Haklaj dhe Ylli Haklaj, por dështojnë

Data 3 dhjetor 2000

Vritet më armë snajper nga një komando me njerëz të armatosur, vetëm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada. Vrasësit mbetën të panjohur

Data 28 mars 2001

Sulmohen me armë zjarri nga një komando me njerëz të armatosur Haklajt. Shkëmbehet zjarr për më shumë se 30 minuta, s’kishte viktima

Data 31 tetor 2001

Hidhet në erë pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona të tjerë, autorët mbetën të pazbuluar

Data 2 prill 2002

Vriten në lokalin “Ervin” në qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasësja këtë herë është Zylfie Haklaj, vajza e familjes

Data 8 maj 2002

Vriten pas një atentati pranë spitalit të qytetit Elez Haklaj, 70 vjeç dhe djali i tij Çelë Haklaj, 43 vjeç. Autorët largohen dhe djegin makinën.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …