Proserbi, Lajçak nga Sllovakia, që nuk e ka njohur Kosovën do të jetë arbitër i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Proserbi, Lajçak nga Sllovakia, që nuk e ka njohur Kosovën do të jetë arbitër i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati proserb i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak u propozua edhe zyrtarisht përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në Bruksel. Sipas tyre, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, nga Spanja, po ashtu vend i cili nuk e ka njohur Kosovën,  u ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së emrin e Lajçakut si përfaqësues i ardhshëm i bllokut, i cili para së gjithash do të merret me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe me çështje të tjera në rajon. Propozimi formal i Lajçakut mësohet se ka qenë edhe arsyeja e bisedave telefonike që Borrell ka zhvilluar të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pritet që emërimi i Lajçakut në detyrën e re të bëhet më 23 mars, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Emërimi i mëhershëm thuhet se nuk është i mundur pasi ai vazhdon të kryejë funksionin e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, vend i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbanë lidhje të ngushta gjaku, feje e race me Serbinë e Vuçiqit.

 

Vendosja në krye të BE-së e dy diplomatëve kryesorë nga dy vende që nuk e kanë njphur Shtetin e Kosovës, sikur është Spanja e Sllovakia,  dhe të cilat janë zotuar se nuk do ta njohin këtë pavarësi madje as nëse e njeh vetë Serbia, është treguesi më i mirë se çka po zien kazani i Evropës i quajtur BE, për të ardhmen  e Kosovës por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Tani ka mbetur të ngushëllohemi me urimin e moçëm të Fan Nolit: Mbahuni Hashim dhe Albin e mos kini frikë, se keni Trumpin  e Grenelin, në Amerikë. Por duhet pasur edhe një fakt para sysh se Trumpi sotëm i Amerikës, nuk është Vilsoni i kohë së Fan Nolit, as  arrijnë deri  te thembra e Nolit, Hashimi e Albini.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …