Përse heshtet raporti i fabrikuar i Dick Marty, lidhur me akuzat se UÇK-ja kishte kryer trafikim të organeve njerëzore

Përse heshtet raporti i fabrikuar i Dick Marty, lidhur me akuzat se UÇK-ja kishte kryer trafikim të organeve njerëzore

Në Këshillin e Evropës është heshtur fare raporti i ish-prokurorit zviceran, Dick Marty, i cili përfshinte akuzat se gjoja  UÇK kishte kryer krime, deri edhe  trafikim të organeve njerëzore. Asambleja e Këshillit të Evropës kishte nisur procedurat duke krijuar një forcë hetimore, e cila iu  dha EULEX-it. Raporte të tilla kjo Asamble kishte miratuar edhe më parë madje po nga Dick Marty. Por për dallim nga Kosova, hetime të ngjashme nuk pati kurrë. Senatori zviceran kishte evidentuar shkelje të të drejtave të çeçenëve nga Rusia, përfshirë vrasje, zhdukje e tortura. Madje raportin e votuan edhe deputetët rusë në Asamble, por zbatimi i tij në praktikë asnjëherë nuk u realizua. Ndërsa me presionin ndërkombëtar, Kosova u detyra ta pranojë krijimin e Gjykatës Speciale, e cila tani po përpiqet ta diskreditojë luftën e UÇK-së duke e trajtuar si organizatë kriminale. Për shpikjet, mashtrimet e  gënjeshtrat e Dik Martit  nuk flet më askush në Këshillin e Evropës, edhe pse Gjykata Speciale ishte themeluar në radhë të parë duke u bazuar në fabrikimet e ulëta dhe antinjerëzore  të Dik Martit, apo Dodik Martininoviqit, i cili kishte dënuar intervenimin e forcave të NATO-s kundër Serbisë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …