Përurohet çerdhja e re në Ferizaj

Këtë të martë është bërë përurimi i çerdhes së re në qytetin e Ferizajt, investim ky i Bashkimit Evropian. Në përurimin  e kësaj çerdheje merrnin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, drejtues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës si dhe mysafirë të tjerë.

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Bashkimit Evropian në Kosovës Christof Stock në përurimin e kësaj çerdhe është shprehur se projekti i kësaj çerdheje është njëri ndër projektet më të mëdha që ka realizuar Bashkimi Evropian në Kosovës.

“Këtë projekt e kemi pasur shumë për zemër dhe jemi shumë të kënaqur që më në fund përfundoi dhe jemi shumë të kënaqur që fëmijët janë vendosur në këtë çerdhe. Ky projekt është pjesë  e projekteve e cila përkrah reformën parashkollor pjesë  e projekteve në Kosovë. Ne ju mundësojmë fëmijëve që të kenë një atmosferë shumë më të shëndoshë dhe shumë  më të mirë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Stock.

Nga ana tjetër ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Arban Abrashi, është shprehur se vetëm në Ferizaj, këtë të martë po përurohet investimi afër 1 milion euro.

“Unë mendojë se është një ditë shumë e mirë  dhe urojë që të ketë këso investimesh edhe në të ardhmen. Një rëndësi të veçantë tek Qeveria e Kosovës krahas sfidave  kryesore është edhe edukimi arsimor, këtë e kemi theksuar edhe në  strategjinë tonë kombëtare,  vendosjen me theks të veçantë edukimin parashkollor, përkatësisht të  çerdheve,  ku njëra prej strategjisë përpos numrit të çerdheve është edhe ndryshimi i sistemit apo korikulave arsimore tek fëmijët parashkollor”, është shprehur ministri Abrashi.

Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se përurimi i çerdhes së re është inaugurimi më i madh i të gjitha çerdheve që ka bërë Bashkimi Evropian në Kosovës.

“Jam shumë i sigurt se Bashkimi Evropian përmes përfaqësueseve  të tij,  po bindet që ka përzgjedhur qytetin më të mirë të Kosovës për të bërë këtë investim. Jam shumë i sigurt se  kjo do të jetë një shtytje për investime edhe të mëtejme të cilat në çfarëdo mënyre përkundër ndryshimeve që kanë ndodhur në infrastrukturën  ligjore që Bashkimi Evropian do t’i bëjë investime edhe në të ardhmen. Më vjen tepër mirë që ne po investojmë tek fëmijët, në një mënyrë po investojmë në ardhmëri,  dhe jo rastësisht  Bashkimi Evropian vetëm para disa jave,  ka bërë një investim të tillë jo për fëmijë,  por për të rinjtë në inaugurimin e stadiumit të futbollit pikërisht në qytetin e Ferizajt, po ashtu një projekt që i ka munguar Ferizajt”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërtimi i çerdhes së fëmijë kushton 850 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …