Është rishpallur tenderi për spitalin e Ferizajt

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur sërish tenderin për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt, i cili do të ndërtohet gjatë tre viteve të ardhshme, afër Parkut të Lirisë, lokacion ky i caktuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt.

Spitali i ri do t’i ketë 250 shtretër dhe, sipas parallogarisë së projektit, do të kushtojë afro 9 milionë euro. Në fazën e parë pritet investimi i 20 për qind të shumës së përgjithshme, kurse në dy fazat tjera – nga 40 për qind.

Nga shëndetësia ferizajase vjen edhe një lajm i mirë. Të mërkurën  pritet vënia e gurthemelit për ndërtesën e re të Institutit rajonal të shëndetësisë publike, i cili do të vendoset po ashtu në lokacionin afër parkut të Lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …