Ajet Bejta: Kryetrimit, Milush Nikollë Kopiliqi

Ajet Bejta: Kryetrimit, Milush Nikollë Kopiliqi

Kryetrimit të Kosovës, Milush Nikollë Kopiliqi, i cili më 15 qershor të vitit 1389, vrau Sulltan Muradin e Parë, në Fushtë të Kosovës

 

Vinin turq e shqiptarë,

Me daulle e trumbeta,

A ka trima para me u dalë,

Që luftojnë për troje t veta?

 

Është një djalë e trim i parë,

Trim me fletë porsi vetëtima,

Trim shqiptar e ka lindë nana,

Ai është një trim mbi trima.

 

Në luftë të Kosovës ishte i parë,

Me Sulltanin fyt për fyt,

S’ ishte serb, por ish shqiptar,

Ai Sulltanin e pat mbytë.

 

U hap lajmi në gjithë botën,

Që u vra Muradi i parë,

Ai në Kosovë e la kokën,

Nga Milushi trim i parë.

 

Shpatën kur nxirrte prej millit,

E vringëllonte me shpejtësi,

Su rrufe kur vjen prej qiellit,

Godet shpata n’ dorën e tij.

 

Nuk ish’ ai, Milosh Obiliqi,

Nuk ish’ gjaku i Serbisë,

Ishte trimi, Milush Kopiliqi,

Nga Drenica e shqiptarisë.

 

Brankoviqi e llazarët,

Ikë prej turqve shkuan në Serbi,

Këtu mbeten vetëm shqiptarët,

Në Kosovë e në Shqipëri.

 

(Ajet Bejta, veteran i arsimit)

Kontrolloni gjithashtu

Adem LUSHAJ: Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

“Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” dhe “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore …