Përurohet objekti i ri i KB “KRUSHA”

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi, qytetarë, fermerë e me zonja të nderuara morën pjesë në përurimin e objektit të ri të KB “KRUSHA”, i cili është mbështetur nga Komisioni Evropian, në bashkëfinancim me KB “KRUSHA”. Kryetari Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi si dhe angazhimin e kompanive private që me solidaritetin e treguar dhe mbështetjen konkrete që kanë dhënë për përfundimin e projektit i cili siguron hapësirë dhe kushte të punës për të gjitha gratë që punojnë në KB “KRUSHA”, e që me duart e tyre të arta që nga paslufta e deri sot, kanë krijuar një bazë për rritjen e kapaciteteve, cilësisë së prodhimeve, që tashmë janë të njohura, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, në tregun e BE-së. Me të gjitha mundësitë që kemi, në veçanti do të vazhdojmë me përkrahjen dhe lehtësirat konkrete për gratë fermere si dhe për sipërmarrësit që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve. Urime, ta gëzoni! Ka thënë kryetari Latifi në këtë përurim.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …