Adem Demaçi

Pesë vjet më parë, më 26 korrik të vitit 2018 ka ndërruar jetë, Adem Demaçi

Pesë vjet më parë, më 26 korrik të vitit 2018 ka ndërruar jetë, Adem Demaçi. U lind në maj të viti 1935, por zyrtarisht babai i tij, Zeqiri e regjistroi më 26. 2. 1936. Qysh pas mbarimit të shkollimit,  Demaçi ishte pjesë e organizatave, të cilat kundërshtonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi dhe diskriminimin e tyre. Ai dënoi publikisht  aksionin e mbledhjes së armëve vetëm të shqiptarëve, aksion represiv  që ishte ushtruar në dimrin e viteve 1955 – 1956, në Kosovë. Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër “Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra, u botua romani i tij “Gjarpinjtë e gjakut”.  Më 19. 11. 1958, u arrestua nga UDB-ja  në Prishtinë, dhe pas disa muajsh në hetuesi, doli para Gjyqit të Qarkut, ku u dënua 5 vjet burg. Në vitin 1963 themeli organizatën, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, e cila kishte shtritë aktivitetin në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në vitin 1964 u burgos dhe u dënua 15 vjet burg. Në vitin 1974 u dënua për herë të tretë, 15 vjet  burg. Pas daljes nga burgu ku ishte mbajtur 28 vite, në vitet 90 u zgjodh kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me qendër në Prishtinë. Gjatë luftës së UÇK-së ishte zëdhënës i Përgjithshëm i UÇK-së.

Adem Demaçi është nderuar me çmimet:

“Urdhëri hero i Kosovës” në vitin 2010.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit, në vitin 1991

Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995.

Adem Demaçi ka qenë edhe shkrimtar, poet e publicist i njohur. Në vitin 2012, në Prishtinë  u botua kompleti  veprave të tij në 10 vëllime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …