Peter Stano

Peter Stano i bën të ditur Albin Kurtit se dialogu me Serbinë nuk fillon tani, por do të vazhdojë nga aty ku ka mbetur

Bashkimi Evropian takimet e ardhshme në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i konsideron si  vazhdim i dialogut, e jo si ndonjë fillim i ri i tij, ashtu sikur ka deklaruar kryeministri i Kosovës, në përpjekje për të injoruar çdo të arritur të vendit, gjatë kohës sa ishte në opozitë. Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme, Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar se “Rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë, shkon përmes dialogut të ndermjtësuar nga BE-ja. Ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe vazhdon me takimin e nivelit të lartë së shpejti. Në kuadër të procesit që është në vazhdim e sipër, janë ndërruar qeveritë në të dyja anët, por përkushtimi ka mbetur. Të gjitha çështjet e diskutuara deri me tash dhe që do të diskutohen në të ardhmen në kuadër të dialogut, janë kyçe për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme, Peter Stano. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Albin, herët a vonë do të përballesh me “fytyrën tënde të vërtetë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetari i komunës së Rahavecit Smajl Latifi, …