Peter Stano

Peter Stano: Ne palëve në bisedime u kemi dërguar ftesat, kemi vënë objektivat dhe kemi bërë publike përgatitjen tonë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish ka folur për ftesat e dërguara Kosovës he Serbinë rreth një takimi në Bruksel, të cilin e ka refuzuar kryenegociatori.Besnik Bislimi. Stano tha se ne i dërguar ftesat te partnerët për t’u marrë me çështje të caktuara dhe u kemi shpjeguar në thellësi dhe tash shpresojmë që të dyja palët të jenë në gjendje të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen që u shkaktua nga një vendim i pafat dhe i pakonsultuar nga njëra palë që ka ndikuar te pala tjetër”. Ai tha se roli i BE-së është për të lehtësuar palët të arrijnë deri te zgjidhja dhe se nuk do të komentojnë se çka janë duke bërë në këtë drejtim. Stano u pyet edhe se çfarë pasoja mund të ketë një refuzim i ftesës për të marrë pjesë për zëvendëskryeministrin Bislimi, por refuzoi të përgjigjet. Ne asnjëherë nuk spekulojmë rreth skenarëve. I kemi dërguar ftesat, kemi vënë objektivat dhe kemi bërë publike përgatitjen tonë për të ndihmuar palët që të gjejnë zgjidhje, ka saktësuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …