Peter Stano

Peter Stano: Projekt-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar në Bruksel është i balancuar dhe evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se projekt-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që iu ka  paraqitur palëve në Bruksel, është i balancuar dhe evropian. Lidhur me projekt-statutin e Asociacionit të komunave serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR-ja për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian. Stano ka bërë të ditur arsyet se përse BE-ja nuk po e bën publik përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit. Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim, rikonfirmoi,  Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …