Alban Duka: Arvanitasit janë arbëreshë si ata në Itali, të ndarë nga shekujt e deti kaq kohë

Ngjarjet kuqezi si Dita e Pavarësisë, Samitet e Diasporës, Dita e Arbëreshëve, Paradat etj që bëjnë bashkë kuqezinj nga vise e epoka historike të ndryshme, mbeten të paarrira nëse nuk bëzan njeri për arvanitas e Çamëri, miliona kuqezinj aq pranë dhe aq larg shtetit amë! Arvanitasit janë arbëreshë si ata në Itali, të ndarë nga shekujt e deti kaq kohë. Vetë Kosova mund të bëhej një tjetër Çamëri nëse Sërbisë do i lihej dorë e lirë dhe aq sa dhëmb Kosova sot duhet të dhëmbi edhe Çamëria e bota arvanitase.

Kosova ia doli, tani sytë nga Çamëria e arbëreshët e Greqisë!

Arvanitas e Çamëri janë gjysma tjetër e kombit mbetur jashtë shtetit amë. Koka tjetër e shqiponjës në flamurin që arvanitasit e Çamëria valvitën shekuj e shekuj më parë. Mungesa e tyre në ngjarjet kuq e zi është zbrazëti aq e madhe në mozaikun e identitetit kombëtar, sa këto ngjarje historike mbeten gjysmake pa to. Koha tregoi se Greqia ndryshon nga Italia në respektimin e gjakut arbëror atje por heshtja e shtetit amë ndaj fatit të kuqezinjve në Greqi që sot, ndryshe nga Kosova që i del zot vetes, kanë nevojë më shumë se kurrë për një fjalë e gjest inkurajuese nga Tirana, flet shumë. Nëse shteti amë nuk di apo nuk do t’i hyjë detit me këmbë se i ndruhet Greqisë (ndryshe nga Kosova që ngre zërin për Luginën nën Sërbi), flamurin e ringjalljes së identitetit kuqezi në Greqi duhet t’a marrin arbëreshët në Itali me diasporën në SHBA pas. Arvanitas e arbëreshë janë vëllezër shekullorë. Askush nuk mund të futet mes vëllezërve dhe Greqia, e mësuar me teka ndaj nesh, kësaj rradhe do ketë përballë Itali e SHBA. E tok me arvanitasit, e pashmangshme bëhet pastaj edhe Çamëria dhe që shteti amë të mos ndjehet keq një ditë, bën mirë të nxitojë e të vërë një kurorë me lule tek varret e atyre, këtej e matanë kufirit, që e vaditën me gjak atë truall kuqezi atje. Sa kohë nuk flitet për Çamëri e arvanitas, apeli kuqezi mbetet i cunguar. Shteti amë të mos bëjë as dhjaksin e as snobin kozmopolit por të interesohet si duhet për kuqezinjtë e lënë në harresë në Greqi. Nuk ia vlen “miqësia” me Greqinë në kurriz të vëllazërimit kuqezi. Çamëria martire, bota arvanitase, e penës dhe jataganit, e Boçarit dhe Kolës me trima e shokë plot, pret shtetin amë të hedhë hapin e tij. Bota duhet t’a shohë shqiponjën me dy koka në ngjarjet kuqezi e kjo ndodh kur flitet e brohoritet edhe për arvanitas e Çamëri. Apeli i 28 nëntorit nuk është thjesht çështje kufiri por vëllazërie kuqezi që bën të pavlefshëm çdo kufi mes nesh. Jo Shqipëria e vogël e kufijve të mbrapshtë të 1913 por Shqipëria e madhe e zemrave kuqezi kudo në gadishullin Ilirik e nëpër botë ku kufiri nuk ka më punë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …