Peter Stano

Peter Stano: Zgjedhjet e reja vendore në veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar  se zgjedhjet e reja vendore  në veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt. Ai e vlerësoi pozitivisht mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët serbë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. “BE-ja vëren pozitivisht se procesi ka filluar që kur serbët e Kosovës kanë mbledhur nënshkrime për të filluar procesin e shkarkimit të kryetarit, në përputhje me Udhëzimin Administrativ. BE u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë vazhdimin e papengesë të procesit. Tashmë, qytetarët serbë në katër komunat në Veri të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë që dolën fitues në zgjedhjet e 23 prillit. Listat e nënshkrimeve janë dërguar në KQZ dhe ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i tyre. Peticionet me nënshkrime të votuesve pasi t’i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  për shqyrtim dhe verifikimin e tyre, hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …