Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Liria për një shoqëri në një vend, pranimi dhe kuptimi i saj!

Dëshira madhore për të qenë të lirë dhe liria si realitet shpeshherë mundë të prodhojnë ndonjë  efekt të kundërt anësor!

Pse?

Se liria si ide njëmend krijon segment që ka një kah të caktuar, apo vektorë paralelë të cilët na vënë në lëvizje, mirëpo liria në realitetin praktik mundë të  prodhoj situata konkrete, përgjegjësinë që shumica e njerëzve e pranojnë me ankth ose janë të frikësuar ta marrin përsipër.

Ps.

 Njerëz të shumtë e duan, dëshirojnë lirinë edhe madje, pa e pasur idenë se çfarë në të vërtetë po kërkojnë, qoftë për arsye keqkuptimi ose injorance. Pastaj kur liria nga ideja bëhet realitet, fillojnë të shfaqen probleme të shumta në mes njeriut dhe lirisë, se njeriu tani mendon se me lirinë ka të drejtë të sillet si të dojë, të veproj si të dojë, pa e lodhur trurin, mendjen se mund t’ia shkelë lirinë dikujt tjetër. Ndonëse liria  praktikisht si vlerë fundamentale të saj e ka përgjegjësinë. E gjithë kjo marrëdhënie do të prodhojë, një sjellje të shoqërisë thuajse të çorientuar, deri në anarki e që mundë të përcillet në shoqërinë tonë, të pasluftës me efekte post-traumatike.

Të gjithë njerëzit, që kanë kaluar nëpër një traumë kolektive të shoqërisë, mundë t’a kenë shumë të vështirë ta kalojnë me lehtësi gjendjen post-traumatike nëse nuk ka trajtim të sinqertë të gjendjes së saj. Lirishtë mundë të thuhet se, në secilën shoqëri të pasluftës jo vetëm tek ne, traumat e luftës, shkaktojnë përqarje dhe ndarje të shumta midis shoqërisë!

Sigurisht trajtimi post-traumatik ndalon, jo vetëm ndarjen dhe përqarjen, po edhe të gjitha dukurit negative brenda një shoqërie…!

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …