leoni

Petrit Gashi: Jam i gatshëm të punoj 20 orë në jave vetëm e vetëm të mos rriten çmimet dhe të mos jemi të varur nge Serbia

Petrit Gashi: Jam i gatshëm të punoj 20 orë në jave vetëm e vetëm të mos rriten çmimet dhe të mos jemi të varur nge Serbia

Këshilltari Komunal në Drenas nga radhët e IQD-së  z.PETRIT GASHI  ka bërë një veprim tejet madhështorë pas vendosjes së taksës 100% për mallrat më origjinë nga Serbia dhe Bosnja, duke vendosur veten në dispozicion që 20 ore në jave të punoj falas në kompanitë vendore për të forcuar prodhimin dhe njëkohësisht për të eliminuar vrasinë nga mallrat serbe. Në një reagim në faqen e  tij ne Facebook ka thënë së ai është i gatshëm të punoj 20 orë në jave vetëm e vetëm të mos rriten çmimet dhe të mos jemi të varur nge Serbia. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi qytetar më të cilën ju kanë bashkuar kësaj iniciative me moton “20 ORË NË JAVË JA FALI SHTETIT TIM”

 Të nderuar pronar të Kompanive vendore dhe prodhues vendor,

Pas taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet që vijën nga Serbia dhe Bosnja, nëse kompanitë prodhuese në Kosovë janë në krizë dhe ju duhet të rritet prodhimi, dhe pasi nuk jam i angazhuar 8 orë në ditë punë por kam hapësirë disa ora në ditë të ja dedikoj shtetit tim, kam vendosur që cilado kompani prodhuese kosovare që prodhojnë produkte elementare për nevojat e qytetareve të i shërbej 20 orë në javë falas.

Kushti i vetëm që kërkoj nga këto kompani është që mos të i rrisin çmimet për qytetarët e Kosovës por ta rrisim kapacitetin e prodhimeve që të furnizojmë secilin mjaftueshëm. Ne të gjithë duhet të bëjmë diçka për shtetin tonë, andaj 20 ORË NË JAVE DUA TË JA FALI SHTETIT TIM vetëm e vetëm që masa e sigurisë të vazhdojë të mbetet e tillë dhe ti tregohet të gjithëve se ne jemi shtet dhe e duam shtetin. Kompanitë prodhuese kosovare nuk guxojnë të janë në krizë sepse ne të gjithë nga pak do ti ndihmojmë.

Mos i rritni çmimet, kërkoni shërbimet tona dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …