Petrovci përfiton 13 mijë euro nga qeveria Kurti, para deklaratave të tij skandaloze e fyese kundër krerëve të UÇK-së

Në një intervistë të fundit në emisionin, me Adelina Ismajlin” në RTK, jugo-aktori,  Enver Petrovci bëri disa deklarata që shkaktuan reagime të forta në opinionin publik. Në këtë intervistë, Petrovci ka vlerësuar shumë lartë Albin Kurtin, ndërkohë që ka shprehur urrejtje e nënçmime të ulëta për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika për shkak të përçmimit që ai ka shfaqur kundër  disa personaliteteve të rëndësishme të historisë së Kosovës. Veçanërisht, fjalët e tij për ish-drejtuesit e UÇK-së janë vlerësuar si ofenduese nga shumë individë dhe grupe. Të dhënat e fundit tregojnë se lavdërimet e Petrovcit për kreun e qeverisë së Kosovës mund të kenë një kontekst të veçantë. Sipas raporteve, ai është kompensuar financiarisht me  13 mijë euro nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shfaqjen “Pasaporta”, raporton Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …