Brickos

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku kritikon Enver Petrovcin, për deklaratat e tij fyese e përçmuese kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër kundër jugo-aktorit, Enver Petrovci pas deklaratave të tij kundër krerëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e cilësoi Petrovcin si jugonostalgjik  dhe i sugjeroi të largohet në atdheun e tij, duke thënë: “Shko jeto atje ku ndihesh më rehat, të shpallin hero si Car Lazarin”. Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku shtoi se, në jetë, sukseset dhe karrierat e larta humbasin vlerën kur nuk ka liri dhe mirënjohje për to. Ai konsideron se individët si Petrovci, të mbetur në kohën e nostalgjisë për Jugosllavinë, duhet të gjejnë qetësi në atdheun e tyre. Deklaratat e Lushtakut kanë shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik, sepse ka shumë të tillë, madje kanë  përkrahje financiare  nga Ministra e Kulturës e ministri të tjera.  Me siguri edhe treshja pushtetarë: Kurti, Konjufca, Osmani pajtohen me deklaratat e Petrovcit, pasi deri tani nuk kanë reaguar këshilltarët e zëdhënësit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …