Pezullimi i ndihmave amerikane bën që 130 milionë euro, dedikuar projekteve zhvillimore, në Kosovë të mbesin të pasigurta

Rreth 130 milionë euro për  projekte dhe programe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën, ende nuk dihet se sa fonde janë shfrytëzuar dhe sa janë ngrirë pas vendimit të ish-presidentit Donald Trump për pezullimin e ndihmave të huaja për një periudhë 90-ditore. Fondet e USAID-it kanë mbështetur sektorë kyç si sistemi gjyqësor (24 milionë euro), transparenca qeveritare (26 milionë euro) dhe përmirësimi i tregut të energjisë (12 milionë euro). Megjithatë, pas pezullimit të ndihmave, përveç ndihmës humanitare, të gjitha grantet dhe programet e tjera janë stopuar. Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra, vlerëson se ndalja e donacioneve ka edhe anën e saj pozitive, pasi Kosova duhet të ndërtojë një sistem më të qëndrueshëm ekonomik, duke mos u mbështetur kryesisht te donacionet e huaja. Ai gjithashtu paralajmëron se pas rishikimit të ndihmave, Amerika mund të reduktojë mbështetjen financiare dhe të rishikojë edhe pozicionin e saj ushtarak jashtë kufijve, çka do të kishte pasoja për sigurinë globale, duke përfshirë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …