Feith

Pieter Feith e mbështetë Enver Hoxhajn në garën për kryeministër dhe e quan mik të mirë

 Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka përshëndetur kandidimin e Enver Hoxhajt për kryeministër të Kosovës. Duke thënë që pret zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, ai ka çmuar lartë profilin intelektual të Hoxhajt, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. “Tashmë disa kandidatë me kualifikime të larta po përgatiten për këto zgjedhje, duke përfshirë edhe mikun tim shumë të mirë, Enver Hoxhajn, me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë gjatë kohës së pavarësisë së mbikëqyrur.”, ka thënë Feith.

Ai ka prezantuar sukseset e Hoxhajt. “Fillimisht, gjatë asaj kohe, Enveri ishte ministër i Arsimit. Periudha e pavarësisë së mbikëqyrur çoi te themelimi i një numri të institucioneve kyçe. U pajtuam për krijimin e vetë Kushtetutës, themeluam Gjykatën Kushtetuese dhe për krijimin e disa ministrive dhe të agjencive.”, ka shtuar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: AAK e gatshme të ringrihet sa herë që e kërkon atdheu

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh …