leoni

Pjesëmarrësit e Pellgut të Drinit do të bashkohen sot e nesër në Prishtinë

Pjesëmarrësit e Pellgut të Drinit do të bashkohen sot e nesër në Prishtinë

Me 14-15 Dhjetor 2016, Në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, organizohet Konferenca e 4-te e palëve, në kuadër të Veprimit të Koordinuar për Drinin (CORDA), për zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Drinin, si dhe në kuadër të Projektit të GEF për Drinin: “Mundësimi I Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Resursve të Përbashkëta Ujorë në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin” Në këtë konferencë do të marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, nga vendet e Drinit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, institucioneve akademike, OJQ-ve, ekspertëve, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbështesin activitetet në Pellgun e Lumit Drin.

Ky eshtë viti i pestë i nëhskrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit (nënshkruar në Tiranë me 25 Nëntor 2011) dhe viti i dytë nga nisja e projektit të GEF për Drinin. Konferenca organizohet krahas takimit të 12-të të Grupit Themelor për Drinin (DCG) dhe takimit të 3-të të Komitetit Drejtues të Projektit të GEF për Drinin – 15 Dhjetor 2016; si dhe takimit të Tretë të Grupeve të Ekspertëve me 13 Dhjetor 2016. Palët e interest të Drinit pritet që të rishikojnë zhvillimit e vitit të fundit, si dhe veprimet e planifikuara përkitazi me Pellgun e Drinit. Për më tepër pritet të diskutohet për: Përgatitjen e Planeve Menaxhuese në Pellgun e Drinit; Mundësitë për veprim të koordinuar për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura, në nivel të nën-pelgjeve të Drinit.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …