Pjesëtarë të Njësisë së reagimit të shpejtë të Policisë, të gatshëm për të mos lejuar hyrjen A. Vulinit në Kosovë

Pjesëtarë të Njësisë së reagimit të shpejtë të Policisë, të gatshëm për të mos lejuar hyrjen A. Vulinit në Kosovë

Pjesëtarë të Njësisë së reagimit të shpejtë të Policisë nga qytete të ndryshme të Kosovës, i janë bashkëngjitur pjesëtarëve të FIT-it në bazën e Njësisë speciale ‘Belveder’, në Mitrovicë. Burime të KosovaPress-it brenda bazës ‘Belveder’ kanë bërë të ditur se pjesëtarë nga Prizreni kanë arritur tashmë në këtë bazë, ndërsa pritet ardhja e këtyre njësive edhe nga qytetet e tjera të Kosovës. Ata janë në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ministri i Arsimit i Serbisë, Mlladen Sharçeviq, aktualisht ndodhen në veri të Mitrovicës, por ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët po festojnë ‘Vidovdanin’, ditën kur sipas kalendarit të tyre e humbën luftën në Kosovë dhe ikën drejt veriut.

Numër i vogël i serbëve po qëndrojnë në Gazimestan ku për çdo vit festojnë Betejën e Kosovës të cilën  e konsiderojnë si fitore të tyre. Me flamuj të Serbisë në duar janë mbledhur në këtë vend ku në vitin 1389 ishte zhvilluar Beteja e Kosovës. Në Gazimestan ishte  planifikuar të vinte  edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin por atij iu ka ndaluar hyrja nga autoritetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …