Brickos

Marshojme per drejtesi

Platforma, “Liria ka emër” po merr përkrahje e solidarizim mbarëkombëtar

Qytetarë të shumtë liridashës, veteranë dhe invalidë të luftës, organizata, shoqata, parti politike, personalitete të ndryshme nga mbarë trojet po i japin përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Qytetarët e intervistuar shprehen se e përkrahin këtë iniciativë. Madje ka të atillë që për këtë marsh kanë udhëtuar nga Shqipëria. Llesh Biba, shkrimtar nga Shqipëria, tha se ka ardhur në Kosovë enkas për këtë aktivitet, ku shtoi se krerët e UÇK-së janë trima për faktin se po e mbrojnë drejtësinë. Unë mund të iu them se kam ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Lidhur me këtë pyetje po iu them, unë jam i lumtur që ata janë në Hagë, dhe mund ta transmetoni kështu si them unë, sepse ata janë aq trima, aq shqiptar, kanë shkuar atje, kanë hyrë dorëzanë me i thanë asaj drejtësie në formë S-je, për t’i thënë që ne jemi ‘dorëzanëja’, ne dëshmitarët e gjallë që kemi luftuar për një liri që kushton shumë, unë Hashim Thaçin e kam mik konkretisht që në 93-shin. Jam i lumtur që ai përfaqëson kombin tim, ku do të vërtetohej se drejtësia, duhet të mbrohet me gjak dhe inteligjencë”, tha Llesh Biba. (Zëri)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …