Pllakë përkujtimore për invalidin e UÇK-së, Gasper Prekë Laci në njëvejtorin e vdekjes

Pllakë përkujtimore për invalidin e UÇK-së, Gasper Prekë Laci në njëvejtorin e vdekjes

Në njëvjetorin e vdekjes së invalidit të luftës së UÇK-së, Gasper Prekë Laci, më 9 shkurt 2017, duke filluar në orën 11.00 në fshatin Dobërdol të Klinës zbulohet pllaka përkujtimore e këtij luftëtarë të lirisë.

Gasper Prekë Laci u lind më 10 maj të vitit 1964 ne fshatin Doberdol të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujmir, ndërsa shkollën e mesme në Kijevë. Shkollën e Lartë  e kishte mbaruar në Prizren. Në  fillim të vitit 1998 u inkuadrua në Brigaden 113 Mujë Krasniqi. Ka marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Grykë të Dollcit, në korrik të vitit 1998, me ç’ rast edhe ka marrë shumë plagë. Bashkëluftëtarët e kishin dërguar në Ujmir dhe ndihmën e parë ia jep mjeku, Pashk Buzhala. Pastaj Destan Selimi e dërgon në Spitalin ushtarak të Likocit ku edhe shërohet, por nga plagët e shumta kishte mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Më 9 shkurt të vitit 2016 ka ndërruar jetë në QKUK të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …