Analizohet dhe shqyrtohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë

Po mbahet takimi i përbashkët e kabineteve qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë

Anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, në krye me kryeministrin Edi Rama po qëndrojnë në Prishtinë. Ai u prit nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Për nder të delegacionit nga Shqipëria u rreshtua Garda e nderit e banda muzikore e FSK –së ekzekutoi himnet e dy vendeve. Më pas dy kryeministrat parakaluan para Gardës së Nderit. Aktialisht po mbahet mbledhja e  përbashkët e qeverive të të dyja vendeve.   Mbledhjen e hapi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se  ky takim, është dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë bërë faktorë të rëndësishëm të paqes e stabilitetit në rajon. Ai falënderoi qeveritarët dhe popullin shqiptar për përkrahjen që ia ka dhënë vazhdon t’ia japë Kosovës. Në vazhdim Mustafa i përmendi sukseset e vendit si MSA, pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA si dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …