Brickos

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” me tërë infrastrukturën përcjellëse të saj, është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë për realizimin e projektit, njëkohësisht është duke vazhduar edhe lirimi i hapësirës publike përgjatë kësaj rruge. Punimet në këtë rrugë, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse të urbanizmit dhe të inspektoratit, Avdi Morina dhe Hafir Rexha, si dhe zyrtarët përgjegjës për realizimin e këtij projekti. “Kam parë nga afër punimet në rrugën “Ibrahim Mazreku” dhe jam njoftuar nga përgjegjësit për ecurinë e punimeve të deritanishme. Mund të them se jemi të kënaqur me ecurinë e punimeve dhe realizimin e projektit dhe besojmë shumë se i tërë projekti do të përfundoj sipas planifikimit. Ju jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë të gjithë qytetarët, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë duke bashkëpunuar në realizimin e tij”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Krasniqi, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …