Nga 1 janar 2017, në aksidente rrugore në Kosovë janë mbytur jetën mbi 280 pjesëmarrës në komunikacion

Policia bëri të ditur se në nëntë muajt e parë të këtij viti në 69 aksidente me fatalitet kanë vdekur 90 persona

Mbytjet e qytetarëve në komunikacion, sidomos mbytja e këmbësorëve, përgjegjësinë përveç mbi vozitësit vrastarë, e drejton edhe në mungesë të ligjit adekuat dhe moszbatimit edhe të ligjit të butë, sepse ky është tagri që i paguajnë disa vozitës, vozitjes  së shpejtë, për ta zënë kohën, për të ‘fluturuar” me vetura të shtrenjta, për ta shprehur agresivitetin mujshar e kafshëror të vozitësve të tillë, të cilët në timon e shprehin botën e tyre agresive, të egër dhe të pa emancipuar. Sipas statistikës, në çdo muaj deri tanin janë mbytur në komunikacion nga dhjetë qytetarë të vendit tonë. Gjendja edhe më fatale është në Shqipëri, ku statistikat tregojnë se ky shtet radhitet ndër të parët në Evropë me pësime fatale në komunikacion.

Tri javë më parë, një vozitës, duke vozitur me 100 km në orë, ka mbytur Florijeta Rugovën 23-vjeçare nga fshati Vrellë i Burimit bashkë me Lendita Bardhin, 30-vjeçare,  nënë e një fëmije. Ato u goditën për vdekje në Prishtinë. Florijeta për afro 10 ditë qëndroi në gjendje kome, por vdiq nga plagët në QKUK.  Nga goditja në shpejtësi marramendëse, viktimat janë hedhur 25 metra larg vendit, ku ishin duke ecur këmbë.

Vozitësi, emrin e të cilit policia nuk e publikon, ndodhet në burg, por me siguri se nuk do të mbahet gjatë, pavarësisht nga krimi, sepse për mbytje të tilla jemi bërë imunë si shoqëri dhe veprojmë me ligjin e faljes së vrasësit, meqë zakonisht trajtohet si krim pa dashje, në rrethana të caktuar aksidentale.

Pavarësisht se ngrit apo nuk ngrit padi familja e viktimës, ligji do të duhej të ishte shumë më i ashpër dhe do të duhej të zbatohej për të gjithë njësoj dhe jo në mënyrë selektive, sikur ky ligj nuk zbatohet fare për qeveritarët e politikanët  dhe bijtë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …