Policia e Kosovës dhe policia hungareze synojnë bashkërendimin e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të krimit transkufitar

Policia e Kosovës dhe policia hungareze synojnë bashkërendimin e aktiviteteve në luftim e krimit transkufitar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj  me ftesë të Drejtorit të Policisë së Hungarisë kanë qëndruar në vizitë një ditore. Gjatë kësaj vizite u diskutuan çështje të interesit të përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj hungareze. Nga dy drejtorët u vu në pah bashkëpunimi i mirë mes dy policive dhe u diskutuan objektivat e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për të ardhmen. Në veçanti temë diskutimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për parandalim dhe luftim të krimit transkufitar, me theks të veçantë kontrabandimin me migrantë, trafikimin me narkotikë, krimin kibernetik, pastaj për hetime financiare, shpëlarje të parave, konfiskim dhe kthim të aseteve, si dhe bashkëpunimi në të ardhmen në projekte bilaterale dhe multilaterale. Po ashtu, është dakorduar se programi për shkëmbim të zyrtarëve në këto fusha si pjesë e trajnimeve praktike është hap i rëndësishëm për të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …