leoni

Policia e Kosovës ka instaluar kamera profesionale në tre sheshet kryesore të Prishtinës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit  ka instaluar kamera profesionale në tre sheshet kryesore të Prishtinës, ndërkaq, disa prej tyre vërehen edhe me sy. Madje, kamera gjigante me standarde të larta në afrimin e imazheve janë vendosur edhe skaj qeverisë, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Çdo lëvizje e qytetarëve është pothuajse që një javë në vëzhgim ditë e natë në sheshin “Ibrahim Rugova”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”. Nga burime brenda Policisë së Kosovës, lajmi.net mëson se një pjesë e madhe e këtyre kamerave janë vendosur edhe në mënyrë të fshehtë dhe kjo është bërë për të kapur çdo detaj të protestuesve, për të cilët policia ka informacione se mund të jenë të dhunshëm, duke çuar situatën deri në atë shkallë sa të ketë edhe viktima, me qëllimin final për t’i dhënë kahe tjetër ngjarjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: VV po e zvarrit me qëllim krizën në Kuvend

Ish-deputetja Aida Dërguti ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje …