Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Policia konfirmon arrestimin e dy policëve të veriut të dyshuar për manipulim të provave për rastin Ivanoviq

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy policëve serbë të veriut, të dyshuar për manipulim të provave. Arrestimi i tyre është bërë nga Inspektoriati Policor i Kosovës, që merret me shkeljet dhe hetimin e kryer brenda radhëve të policisë. Sipas raportimeve syrtare, dyshohet se dy policët e arrestuar, pjesë e stacionit policor të Veriut kanë manipuluar provat në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Tani për tani nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me identitetin e dy policëve dhe as për provat, që dyshohet se ata i kanë manipuluar. Arrestimi ndodhi një ditë pas publikimit të lajmit në mediet serbe, ku thuhej se Kosova kishte informuar Serbinë me dosjen hetimore të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq i dënuar me burg për krime lufte kundër popullatës shqiptare, në Mitrovicë e më gjerë gjatë dhe pas luftës, në Kosovë, por pas shumë vitesh me një porces të manipuluar gjyqësor-politik ishte shpallur i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …