Brickos

Policia me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun lanson projektin “Për një vit më të sigurt në trafik”

Policia e Kosovës me qëllim të sensibilizimit në trafikun lanson projektin “Për një vit më të sigurt në trafik”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, do të filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”. Lansimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar. Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale autoudhë, magjistrale, rajonale, rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës. Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …