Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz

Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz

Policia në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që trafikonte njerëz. Në këtë aktivitet të paligjshëm, sipas autoriteteve zyrtare  ishin përfshirë 26 persona, mes të cilëve biznesmenë, por edhe punonjës të policisë. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se gjatë vitit 2023 është shënuar rritje e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për t’u larguar drejt vendeve të tjera në Bashkimin Evropian, qoftë në veri të vendit, por edhe në kufirin jugor me Greqinë. Sipas policisë shqiptare janë identifikuar të paktën pesë subjekte tregtare të cilët siguronin kontrata fiktive pune për këta shtetas, që kryesisht ishin nga Bangladeshi. Më pas, ky grup vijonte me procesin e aplikimit për vizë, e deri në pritjen e këtyre personave në aeroportin e Rinasit, kundrejt një pagese prej 5.000 euro për person.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …