leoni

Mike Pompeo

Pompeo, akuzoi Rusinë për kërcënim të stabilitetit në Mesdhe, mbjelljen e kaosit, konfliktit dhe ndarjes në vendet e rajonit

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, akuzoi Rusinë për vazhdimin e  kërcënimit të stabilitetit në Mesdhe  dhe mbjelljen e kaosit, konfliktit dhe ndarjes në vendet përreth rajonit. Në një deklaratë mbi “ndikimin rus në Mesdhe”, Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara “për lojëra politike në rajon”. Lavrov “përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë”, tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri. Në Libi, Amerika “mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që mund të sigurojë vendin dhe të përmbushë nevojat ekonomike dhe humanitare të popullit libian” dhe po punon me Kombet e Bashkuara drejt këtij qëllimi. “Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu? Rusia vazhdon të kërcënojë stabilitetin e Mesdheut duke përdorur një sërë teknikash për të përhapur dezinformimin, duke  minuar sovranitetin kombëtar dhe për të mbjell kaos, konflikt dhe ndarje brenda vendeve në të tërë rajonin”, tha Pompeo.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …