Portugalia është kampioni i ri i Evropës në futboll

Portugalia është kampioni i ri i Evropës në futboll

Portugalia është kampioni i ri i Evropës në futboll. Ajo  ka arritur të shpallet kampion pasi në finale e mundi Francën me rezultat minimal prej 1-0. Ekipi portugez  nuk e filloi mirë takimin, pasi që në minutën e 25 mbeti pa lojtarin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili u lëndua nga një ndërhyrje e Dimitri Payet. Në vend të tij hyri Quaresma. Në këtë takim asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit në kohën e rregullt përkundër rasteve shumë të mira. Por, atë që nuk e bënë asnjëri ekip në kohën e rregullt e bëri Eder i ekipit të Portugalisë  në vazhdime në minutën e 109-ë, kur shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i siguroi fitoren e ndeshjes dhe vendin e parë në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …