Pren Marashi: Në Kosovë po ndodhë “çudia”

Në Kosovë po ndodhë “çudia” 
Po vidhet paraja e pasuria, 
Kur mendon se kjo po ndalet, 
Bie kiameti dhe i rrit hallet, 
Zgjedhje të reja e njerëz të vjetër, 
Si mos të mos ishte askush tjetër, 
Qe 8 vjet po na rjepin, 
Vetë po presin e vetë po qepin, 
Por ma të thell’ e kanë xhepin, 

Janë keta trima, këta dai, 
Nuk e kanë veç nga një shtëpi, 
Kanë shumë kulla e pallate, 
Lloj-lloj ngjyrash e shumë kate, 
Me ryshfet e allishverishe, 
I kanë mbushun plot valixhe, 
Veç me ba Amerikën për veti , 
Më pastaj le të behet kiameti, 
Me Evropën e kanë “rregullu”, 
për çdo shtet vizat i kanë siguru 
Dreka darka nëpër hotele 
Mjerë Kosova si ka ngele 
Uniteti i një grupi, 
I ndërron makinat, 
Si kuajt maxhupi, 
Dhe po guxove, e kritikove, 
Vaj për ty se mbarove, 
S’ka më punë as perspektivë, 
Të mbetet veç me lypë azil, 
Por azilin mor zotëri 
Mund ta marrësh veç, në “Tunguzi” 
Gjendet lidhja edhe për Rusi, 
Se tashmë e terë bota e di 
Se ne Kosovë ka “Liri” 
Dhe nëse ketë nuk e besoni, 
Janë 8 vite “demokraci”, 
Çdo shitore është plotë serbi, 
Eshtë Serbi dhe me shumicë, 
Mbushur rimorkiot spic për spic 
Për çdo festë në Kosovë, 
Mbushet me mall si ne Klladovë, 
Kush se di ku është Klladova, 
Kqyr’ artikujt n’ shitoret tona! 

Dhe kur përfundon statusi,
Ka për me na përbi pusi, 
Jo nga bishat që i kalli etja, 
Por nga “paria “e vetvetja, 
Mësuan shumë neper botë, 
Por këtu nuk u ecka dot, 
Tani s’ ka ligj as drejtësi, 
veç krim e faqezi, 
s’ dinë të ndalur duke vjedhë, 
e krejt kjo ne kurriz t’ popullit të mjerë. 

Ne 6 shtete jemi të ndarë, 
Na kanë vrarë e na kanë sharë, 
Dhe kur është koha më u bashku, 
“Uniteti” është qorru 
Po kërkojnë pavarësi
Kosovarë janë s’ duan Shqipëri, 
Më i mirë u dukët copëtimi, 
Se një popull dhe bashkimi. 

Por një ditë kur të vjen pranvera, 
Nuk do jetë si hera tjera, 
Si janë pranverat në Kosovë, 
Ketë e dinë edhe armiqtë tonë, 
Do ta keni pisk more “burra “,
Do t’ fshihi si lepuri ne shkurra, 
Këto para dhe pasuri, 
Do t’i gëzoj nëna Shqipëri, 
Hani e vidhni edhe ndoj ditë, 
Se përmbytjet i hetojnë mijtë, 
Krimet që batë për një dekadë,
Populli ua sherblen me kazmë e lopatë. 

Pejë 28 Tetor 2007

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …