KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE «ILIRICUM–SKËNDERBEU, EVROPA E PËRBASHKËT, IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTARËVE»

Në Poloni, përfundoi me sukses punimet konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu: «Iliricum–Skënderbeu–Evropa e përbashkët. Identiteti evropian i shqiptarëve.» Ko¬nfe¬re¬ncë¬n e organizoi Universiteti «Adam Mickiewicz» i Poznanjit, Collegium Europaeum Gnesnense. Konferenca u mbajt në Gniezno, më 9 e 10 maj 2006.
Në këtë konferencë janë lexuar rreth 20 kumtesa nga profesorë e studiues të universiteteve polake në Varshavë, në Poznanj e në Torunj. Kanë marrë pjesë edhe katër profesorë e studiues shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia: dy nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, një nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, dhe një nga Gjirokastra. Kjo konferencë u mbajt në patronatin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Poloni, z. Sokol Gjoka, i cili mbajti edhe një kumtesë.
Titujt e kumtesave të tyre janë: Sokol Gjoka, Periudha e transformimit në Shqipëri dhe hyrja në Bashkimin Evropian; prof. dr. Zymer Neziri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe folklori shqiptar; prof. dr. Emin Kabashi, Dimensioni evropian i Skënderbeut dhe kultura shqiptare; dr. Hasan Jashari, Hakmarrja në bashkësinë shqiptare dhe globalizimi; mr. Rigels Halili, Një vështrim mbi diskutimet ndaj lidhjeve të identitetit fetar dhe atij kombëtar tek shqiptarët pas 1989 – sprovë tipologjizimi.
Nga studiuesit polakë morën pjesë me kumtesa albanologë e ballkanologë të njohur, si : prof. dr. Ilona Çamanjska -Stefan Zanoviç dhe propaganda për çështjen shqiptare në Poloni në shekullin XVIII; prof. dr. Andzhej Tarçinjski -Tradita dhe identiteti. Skënderbeu hero i Shqipërisë, i Ballkanit, apo i Evropës; prof. dr. Irena Savicka – Gjuhësia areale në Ballkan; prof dr. Jolanta Mindak-Zavaxka – Figura e Skënderbeut dhe marrëdhëniet e sotshme ndëretnike në rajon; prof.dr. Jolanta Sujecka – Shqipëria në propozimet teritoriale serbe dhe maqedonase të kapërcyellit të shekujve XIX e XX. Rrënjët e disa stereotipeve; prof. dr. Jezhi Hauzhinjski – Shqipëria mesjetare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pasqyrë e kumtesave të lexuara


Z. Sokol Gjoka mbajti kumtesën e parë Periudha e transformimit në Shqipëri dhe hyrja në Bashkimin Evropian. Në vijim kanë lexuar kumtesat prof. dr. Ilona Çamanjska -Stefan Zanoviç dhe propaganda për çështjen shqiptare në Poloni në shekullin XVIII, si dhe prof. dr. Zymer Neziri- Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe folklori shqiptar. Dy kumtesat vijuese i kanë mbajtur prof. dr. Andzhej Tarçinjski -Tradita dhe identiteti. Skënderbeu hero i Shqipërisë, i Ballkanit, apoi Evropës, dhe dr. Boris Pshedpeuski -Skënderbeu prijësi i krishterë i shqiptarëve.
Kumtesat e tjera vijuese në këtë konferencë i kanë mbajtur: dr. Hasan Jashari Hakmarrja në bashkësinë shqiptare dhe globalizimi, prof.dr.Emin Kabashi – Dimensioni evropian i Skënderbeut dhe kultura shqiptare, mr. Jarosuav Rosohacki (konsull nderi i Shqipërisë në Poznanj) Figura e Skënderbeut në lëvizjen kombëtare “Rilindja Kombëtare, prof. dr. Irena Savicka Gjuhësia areale në Ballkan, dr. Vojçieh Shçepanjski – Interesimi serb për kulturën shqiptare dhe ai shqiptar për kulturën serbe në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, mr. Rigels Halili – Një vështrim mbi diskutimet ndaj lidhjeve të identitetit fetar dhe atij kombëtar tek shqiptarët pas 1989 – sprovë tipologjizimi, prof.dr. Jolanta Sujecka – Shqipëria në propozimet teritoriale serbe dhe maqedonase të kapërcyellit të shekujve XIX e XX. Rrënjët e disa stereotipeve, mr. Agnieshka Dibovska – Diskursi etnopolitik shqiptar dhe procesi i integrimit evropian, mr. Lukash Fleisheroviç Republika Federale e Kosovës apo Republika Demokratike Shqiptare. Disa mendime mbi statusin e ardhshëm shoqëroro-politik të Kosovës, prof. dr. Jezhi Hauzhinjski – Shqipëria mesjetare në marrëdhëniet ndërkombëtare., mr Adam Balcer – Një vështrim mbi marrëdhëniet shqiptaro-osmane në dimensionin kulturor (shek. XV-XX), prof dr. Jolanta Mindak-Zavaxka Figura e Skënderbeut dhe marrëdhëniet e sotshme ndëretnike në rajon, dr. Zdravko Stamatovski – Lidhjet kulturoro-edukative midis maqedonasve dhe shqiptarëve.
Në kuadër të konferencës u organizua edhe seminari praktik: Violeta Vengorovska, Konrad Dominas, Rafau Dimçik – Shanset e Shqipërisë në grantet ndërkombëtare evropiane në bazë të shembullit të Inicjativës së Evropës Qëndrore të Triestes, si dhe: Vuoxhimiezh Novatorski, Konrad Dominas, Rafau Dimcik – Turistika e kualifikuar në Shqipëri.
Prishtinë, më 18 maj 2006
Zymer Neziri dhe Emin Kabashi Instituti Albanologjik i Prishtinës

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …