Hashim Thaçi

Presidenti Thaqi: Hezitimi i deputetëve rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore

Presidenti Thaçi ka thënë se zvarritja e implementimit të agjendave shtetërore për marrëveshje ndërkombëtare paraqesin problem serioz. Sipas tij  hezitimi i deputetëve, rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, duke shtuar se kjo ua heq argumentet ndërkombëtarëve që mbështesin interesat e Kosovës. Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë. Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …