Brickos

Visar Ymeri

Ymeri: Treshja kriminale dështoi ta cungojnë territorin e Kosovës

Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri,  tha se klani apo treshja “Pronto”, dështuan ta legjitimojnë tradhtinë në Kuvend.”Kjo treshe kriminale dështoi ta cungojnë territorin e Kosovës. Kjo është një fitore e qytetarëve. Demarkacioni nuk u fut në rend dite edhe pse kishin premtuar që më 1 shtator ta votojnë tradhtinë. Kjo ishte premtuar edhe nga Thaçi”. Sipas tij, Beogradi po fuqizohet karshi Kosovës me faktorizimin e listës serbe.“Lista Serbe po faktorizohet nga Isa dhe Thaçi. Tash e një vit ne kemi thënë se kjo marrëveshje duhet të rishikohet nëse duan që të kalojë ky ligj”. Ymeri tha se qytetarët e Kosovës në protestë treguan se edhe në të ardhmen, nuk do të lejojnë që projektligji për demarkacionin me Malin e Zi të votohet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …