Presioni
i pashembullt ndërkombëtar bashkë me shantazhet e shumta po bëjnë që Qeveria e
Kosovës të riprocedojë, brenda pak ditësh, ndryshimet kushtetuese për Gjykatën
Speciale. Duke shpërfillur vendimin e shumicës së deputetëve që i thanë JO të
fortë Gjykatës anti-UÇK, Qeveria do të provojë sërish t’i procedojë ndryshimet
kushtetuese, duke bërë disa ndryshime kozmetike në projektligj. Ndërkohë, përfaqësuesit
perëndimorë do t’i bëjnë presion të madh deputetëve të Kuvendit të Kosovës për
t’i bindur ata për të votuar Gjykatën Speciale. Qeveria e Kosovës tashmë ka paralajmëruar
ri-procedimin e amendamentit 24 në Kuvend, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës
Speciale. Një zhvillim i papritur është edhe qëndrimi i ri i partive opozitare,
të cilat kanë thënë se do të pranojnë ndryshimet kushtetuese, me kusht që
Gjykata Speciale të krijohet në Kosovë e jo nga ndërkombëtarët.
Kontrolloni gjithashtu
Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
