Prezantohen modalitetet e fasadave të objekteve banesore, në qytetin e Skënderajt

Prezantohen modalitetet e fasadave të objekteve banesore, në qytetin e Skënderajt

Ka filluar zbatimi në praktikë i premtimit të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sa i përket investimit publik në fasadimin e objekteve banesore brenda zonës së sheshit “Adem Jashari”. Sot, kompania projektuese Vizion Project, ka bërë prezantimin e modealiteteve të fasadimit të ndërtesave përgjatë dhe përreth sheshit kryesor të qytetit. Kryetari, Fadil  Nura ka thënë se me kompaninë projektuese do të punohen modalitete të pranueshme, e më pas, siç ka premtuar ai, bashkë me banorët rezidentë do të përcaktohen për planin më të mirë të mundshëm. “Transformimi modern do të bëhet”, ka thënë kryetari Nura. Shkelqim Osmani nga kompania Vizion Project, ka thënë se ndërhyrja në objektet në sheshin “Adem Jashari, është konceptuar të bëhet duke unifikuar fasadat e objekteve nëpërmjet ngjyrës dhe elementeve të tjera arkitektonike ekzistuese. Fasadimi i ndërtesave në zonën I të qytetit ka qenë premtim i kryetarit Nura gjatë fushatës, ndërkohë që ai po fillon të zbatohet edhe në praktikë, në një kohë shumë të shkurtë.

Kontrolloni gjithashtu

Forca e Sigurise

Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor, “Ujku i Çeliktë” prei 3 deri më 14 Nëntor 2024

Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 nëntor 2024, Forca e …