leoni

Prindërit shprehen të shqetësuar me organizimin e grevave nga SBASHK-u nga të cilat po dëmtohen vetëm nxënësit

Prindërit shprehen të shqetësuar me organizimin e grevave nga të cilat po dëmtohen vetëm nxënësit

Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars. Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala konfirmoi se greva dy orëshe në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe universitetet publike ka nisur të mbahet sipas orarit të planifikuar. Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me vendimin për pezullim të ligjit të pagave nga Kushtetuesja. Ndërsa prindërit po shprehen se nuk janë të kënaqur që po mbahen këto greva sepse sipas tyre po dëmtohen nxënësit. Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …