Brickos

Grafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit me foto të Gjuriqit dhe Sveçlës

Grafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit me foto të Gjuriqit dhe Sveçlës

Grafite të shumta janë vendosur në pjesë të ndryshme të qytetit të Lipjanit, në të cilat shihen fotografi të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Marko Gjuriqin në mes, duke i quajtur ata mashtrues dhe nënshtrues. Këto grafite, të vendosura në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes kanë mbuluar shumë pjesë të qytetit, duke përfshirë edhe ato në murin e selisë e LDK-së në Lipjan, tek Shtëpia e Kulturës ‘’Tahir Sinani” si dhe nëpër kotejnerë të qytetit, transmeton Ulpianapress. Ditë më parë një fotografi, ku në tavolinën e përbashkët shihet anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ngjallur debat të madh në Kosovë, e në bazë të grafiteve as Lipjani, mund të supozohet se nuk e kanë pritur mirë këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …