Më kërkesë të SBASHK-ut fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator për shkak të pandemisë

Shumica e shkollave në Prishtinë nuk iu ka përgjigjur grevës së shpallur nga SBASHK-u

Edhe pse  krerët e sindikatës kanë shpallur grevë në shkollat e vendit, disa shkolla nuk e kanë përfillë  nuk janë në grevë po kanë vazhduar procesin e rregullt mësimor. Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë në një prononcim për medie konfirmoi se s’janë në grevë dhe se procesi ka nisur në mëngjes si çdo ditë tjetër. “Sot të gjithë arsimtarët janë paraqitur në shkollë. Numri i nxënësve ka qenë më i vogël por të gjithëve u është shënuar mungesa. Prindërit morën kritikat që s’i kanë sjellë sot fëmijët”, tha ajo. Grevës nuk iu kanë  bashkuar as shkollat “Faik Konica”, “28 Nëntori” dhe “Dardania”. Prindërve, u është kërkuar t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …